Rama kritikon BE-në: Nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ‘Forumin e Prespës’, ka kritikuar Bashkimin Evropian pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk duhet ‘të na thotë çfarë të bëjmë’.

“Pse duhet ta presim BE që të bëhemi pjesë e saj dhe të kemi lëvizje të njerëzve me letërnjoftim, që të bëjmë xhiro por lëvizje të mallrave, të kemi sistem një sportel dhe ti shndërrojmë kufijtë në të hapura dhe të lira për njerëzit tanë, kjo mund të bëhet vetë”, tha Rama.

Rama u shpreh se BE nuk mund t’i tregoj Ballkanit Perëndimor se çka duhet të bëjë.

“Të falënderojmë Zotin që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera?!”, shtoi ai.