Rama: Kosova nuk do të duhet të vetëpërjashtohej nga Samiti i Ohrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për gazetarë gjatë takimit të Ohrit, ka thënë se nuk është dashur të mos marrë pjesë në këtë samit.

Ai ka theksuar se nuk e ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu Rama ka shtuar se heqja e kufirit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk i konvenon as atij.

“Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën. Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vetëpërjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vetëpërjashtimit dhe izolimit. Heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një mini-Schengen sepse kjo mua nuk më konvenon. Ne mund ta quajmë Western-Balkan Schengen që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtij rajoni kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe pa pasur pengesat absurde që kanë sot dhe që kthehen në kosto”, ka deklaruar Rama.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në Samitin e Ohrit ku po diskutohet për mini-Schengenin ballkanik.

Thaçi ka bërë të ditur arsyet e këtij refuzimi që sipas tij përfshin edhe “anashkalimin që Serbia i kishte bërë Kosovës në samitin e kaluar rajonal.

Ai ka shtuar se Kosova ka vizion për pranim në BE dhe nuk e zëvendëson këtë aspiratë.

Thaçi refuzon pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit për Mini-Schengenin