Rama: Kanë kaluar 24 orë pa asnjë të sëmurë me COVID-19 të paraqitur në Spital

Situata me pandeminë COVID-19 është përmisuar dukshëm në Shqipëri.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient i infektuar të paraqitur në Spitalin Infektiv.

“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkruar Rama në rrjetin social “Facebook”.

Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri janë regjistruar 2 viktima dhe 67 të infektuar, ndërkohë që në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar, dhe të shëruarit në 24 orët e fundit janë 891.