Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rama i 'zhytur' në borxhe, në kredi për 5 banesa

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka deklaruar borxhe të mëdha në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

I pari i Prishtinës ka deklaruar se 5,401,385 euro kredi.

Prej tyre pesë janë kredi për blerje të banesave, e dy kredi të tjera për blerje objekti.

Te detyrimet financiare, Rama ka deklaruar se edhe disa persona me iniciale që i kanë borxh atij. Vlera e tyre kap shumën 398,205 euro.

Në anën tjetër, Rama ka deklaruar pagën vjetore 1,436 euro si kryetar i Prishtinës.

Një banesë të lëshuar me qira e ka në Lodër prej të cilës ka deklaruar se merr 3,573 euro.

Një qira tjetër e ka deklaruar se është ndaj tij në Londër, në vlerë 2,620 euro. Dividentë nga bizneset në Londër, Rama ka deklaruar se merr 7 mijë euro.

Më tej, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka deklaruar një koleksion me 400 piktura në vlerë 4 milionë euro. I pari i kryeqytetit në Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se prejardhja e pikturave është trashëgimi familjare nga viti 2004.

14 milionë e 552 mijë euro është vlera totale e banesave, tokave, rezidencave, një ville dhe objektit banesor që i ka në posedim ai.

Rama ka deklaruar se ka një veturë Tesla, vlera së cilës është 83 mijë euro si dhe BMW X5 me vlerë 7 mijë euro.