FOTO - ORA NEWS
Rama i dërgoi Vuçiqin e Zaevin për të parë dëmet e tërmetit
21.12.2019 - 09:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev ndodhen në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, raporton Ora News.
Prej ditësh së djeshme presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ndodhen në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të mini-Shengenit Ballkanik, i cili për dy ditë do të zhvillohet në Shqipëri, raporton oranews.
Nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë vdekur 52 persona, derisa rreth 900 të tjerë kanë pësuar lëndime. Në mesin e viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Shqipëri kanë qenë edhe dy vëllezërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi.