Rama: Hashim Thaçi do të ishte president i shkëlqyer për Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta bënin president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, Hashim Thaçin.
Rama në një prononcim për media tha se Thaçi do të ishte president i shkëlqyer por që sipas tij fatkeqësisht kjo nuk është e mundur pasi ai është në Hagë.
“Ne do ta kishim bërë Hashim Thaçin president me siguri dhe do të ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë e Kosovën dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësinë më të madhe, por fatkeqësisht Hashim Thaçi nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë sepse për momentin ndaj tij po zhvillohet një proces, i cili mos më bëni ta them se çfarë procesi është”, tha Rama.
Rama ka shpjeguar edhe një pjesë të kushtetutës së Shqipërisë, që sipas tij president nuk mund të zgjidhet dikush që në 10 vitet e fundit nuk jeton në Shqipëri.
“Kushtetuta jonë ka një pengesë në këtë aspekt është një kushtetutë e bërë në një kohë tjetër dhe ka parashikuar që presidenti i republikës nuk mund të zgjidhet dikush që në 10 vitet e fundit nuk jeton në Shqipëri. Kështu që kjo e kufizon e eliminon fare mundësinë e zgjedhjes së presidentit që vjen nga jashtë territorit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.
Ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në fund të vitit 2020, iu kishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale dhe që nga atëherë është duke qëndruar në paraburgim në Hagë.
Presidentit Hashim Thaçi i konfirmohet aktakuza nga Specialja