Rama: Gjykata Speciale, dështim monumental i politikës ndërkombëtare

Në fjalimin e tij Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur dështim monumental të politikës ndërkombëtare formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

Ai ka thënë se gjykata ishte formuar me pretekstin për trafikim të organeve e që për këtë gjë nuk është gjetur asnjë dëshmi.

“Në vitin 2011 Këshilli i Evropës miratoi një raport të përpiluar nga një europarlamentari  Dick Marty, që akuzon Ushtrinë Clirimtare të Kosovës për trafikim të organeve. Zoti Marty do të duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës” – tha Rama.

Sipas Ramës, raporti ishte bërë si propagandë kundër pavarësisë së Kosovës.

” Raportimi i tij ishte shokues dhe jo shumë persona e besuan atëherë, por u bë faktori kyq në themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit te shtrembëruar,  një lloj manifesti për propagandë kundër pavarësisë së Kosovës” – shtoi Rama.

Sipas tij, hetimet nuk kanë rezultuar në atë që thuhej në rapotin e Dick Martyt dhe presidenti i Kosovës u arrestua pa aktakuzë pasi gjykata ishte themeluar mbi raportimin për trafikim organesh.

“Secili hetim i bërë gjatë këtyre 11 viteve për të vërtetuar këto akuza, nuk ishte shkruar askund, por gjykata speciale që ishte themeluar me këtë raport e ka arrestuar pa aktakuzë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, tani provoni të gjithë të imagjinoni që presidenti apo kryeministri juaj arrestohet pa aktakuzë” – shtoi Rama.

“Gjykata është dështim monumental i politikës ndërkombëtare” – theksoi Rama.

Ai shtoi se në nuk do heqin kurrë dorë në këtë të vërtetë dhe do vazhdojnë të nderojnë të gjithë që dhanë jetën për liri e pavarësi.