Rama flet për ngritjen e aktakuzës së Thaçit dhe Veselit në koferencën e përbashkët me Hotin

Kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e mbajtur pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, ka përmendur edhe një herë ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kasdri Veseli.

“Dëshiroj të ri nënvizoj edhe një herë me këtë rast atë që u përpoqa të përcjell qoftë në Kuvendin e Shqipërisë qoftë në viziten time në Kosovë lidhur me situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletrrufeje në adresë të Presidentit të Kosovës duke theksuar që ajo fletrrufe duhet të përbëjë një motiv shumë të fort nxitës për të gjithë fakrotët politik shqipfolës qofshin këta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, kudo për të qenë të njëzëshëm në raport me domosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë”, tha ai.

Rama tha se i ka parë dhe i ka ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare inkurajuese të drejtësisë dhe ku konsiderohet hap pozitiv ajo që gjithë bota e mbarë e lexoj. Sipas Ramës aty vetëm hap pozitiv nuk ka.

“Natyrisht që janë të pritshme për fat të keq keqinterpretimet qoftë mes nesh në mjedisin shqippfolës e anglishtfolës të këtij qëndrimi duke e ngatërru thelbin pasi ky qëndrim nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje apo tundim për të nënvleftësuar e penguar politikisht një proces të drejt ligjor. Por ka të bëjë me diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpallje mediatike të panjohur në praktikën e mirë të drejtësisë të një fajsie të supozuar të kreut të shtetit dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në këtë pikë nuk ka mundësi të bëhet asnjë kompromis në heshtje”, tha Rama.

Rama pas takimit me Hotin tha se kanë diskutuar me Hoti që ta shtyjnë përpara procesin e bashkëpunimit.

“Është një ogur i mirë që kryeministri Hoti vjen ndër të tjera edhe si një ndër protagonistët e gjithë kësaj rruge bashkëpunimi. Ka mbuluar me përgjegjësi institucionale aspekte të financave të ekonomicë”, tha Rama.

Rama shtoi se kanë diskutuar edhe për doganën e Kosovës në Durrës.

“Kjo është e dakorduar po në zbatin nuk është ende e plotë.  Hyrja e të gjitha mallërave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative e jurisike duhet të trajtohet si një hyrje në Kosovë në momentin kur mallërat zbarkohen në Durrës”, shtoi ai.

Sa i përket shëngenit ballkanik Rama tha se është interes strategjik i shqiptarëve.