Perparim Rama

Rama flet për hapësirën publike të privatizuar në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë i ftuar në “Kallxo Përnime” ku ka folur për hapësirën publike që është e privatizuar në kryeqytet.

Ai ka thënë se për të sqaruar këtë çështije, fillimisht i duhet të flas për të kaluarën e sistemit komunist, ku sipas tij të gjitha objektet ishin në posedim të shtetit dhe organizatave të cilat ishin pjesë e sistemit qendror komunist.

Ai ka thënë se gjatë procesit të transformimit nga një sistem në tjetrin, pra nga ai komunist në atë socialist, kishte një numër të madh të objekteve nën pronësinë e kompanive të caktuara që ishin në posedim të shtetit.

Tutje, Rama ka treguar se pas luftës Agjencioni për Privatizim ishte krijuar për të privatizuar këto asete me qëllimin për të krijuar më shumë vende pune dhe për të stimuluar ekonominë e kështu më radhë.

Sipas Ramës, shumë nga këto procese privatizimi thjesht u neglizhuan apo dështuan dhe shfrytëzimi i tyre, sipas tij, kishte shumë pak apo fare të bënte me të mirën publike.

“Ne kemi një histori të gjatë mbi këtë, por kjo jep vetëm një përshkrim të shkurtër se çfarë ka ndodhur” – thotë Rama duke shtuar se tani është, sipas tij, e ashtuquajturat Valë të Privatizimit.

Për këtë të fundit Rama thotë se komuna kanë kërkuar që ne t’i blejmë të gjitha këto ndërtesa, pasi kryeqyteti ka nevojë të madhe për këto ndërtesa.

Ai ka thënë se me këtë blerje, hapësira e fituar do të përdoret për masterplanin e tyre që është ‘Qyteti në 7 minuta’.

“Do të krijojmë vlera sociale, ku do të krijojmë zonat e gjelbra, zonat publike për të mirën e përbashkët” – u shpreh ai.

Në këtë diskutim që po bënte Rama, gazetari Hettie Judah nga The Economist, pyeti kryetarin nëse do përdorte instrumentet që ky i fundit i ka identifikuar në vendin e tij.

“Ne kemi disa instrumente, që për shembull mund të ndodh që ato ndërtesa që janë në pronësi private që përmes agjendës sonë të planifikimit ne e pranojmë se ato janë në pronësi private por ne krijojmë qëllim publik, qëllim shoqëror, kështu që ato mund të blihen privatisht, por vetëm nëse ato përdoren për shkolla, a është e mundur, a keni këto lloj instrumentesh” – ishte pyetja e tij.

Rama iu përgjigj kësaj pyetje me “ne po punojmë mbi ato instrumente”, duke shtuar se nuk brengoset që nuk i kanë për momentin, pasi janë duke punuar se si të menaxhojmë apo zbusim këtë rritje eksplozive.

Ky debat është realizuar me bashkëpunimin e #KallxoPernime me Manifesta.