Rama falënderon familjen Pacolli për dhurimin e 1 milion eurove për Shqipërinë

Më herët, zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli njoftoi se ai së bashku me familjen e tij po dhurojnë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Riheterit.

Kundrejt këtij gjesti ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e ka falënderuar Pacollin.

“RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI”, ka shkruar Rama në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe postimin e Pacollit.

Shumë qytetarë nga Kosova janë solidarizuar me familjet që kanë mbetur pa strehim në zonat e prekura nga tërmeti, disa duke ndihmuar me para, disa me ushqime e veshmbathje e disa të tjerë kanë hypur dyert e shtëpive, banesave dhe hoteleve të tyre.