Edi Rama - Foto: REL/AP

Rama e quan të padrejtë thirrjen e Gjykatës Speciale për Veselin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit se ish-kryekuvendari dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale.

Rama përmes një postimi në Twitter  e ka cilësuar të padrejtë ftesën e Speciales për Veselin.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, ka shkruar Rama.

Sot gjatë ditës, Kadri Veseli njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, ku do të shkojë më 4 dhjetor.

Në lidhje me këtë ftesë ka reaguar edhe presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Kadri Veselin dhe luftën e tij për çlirim.

Thaçi reagon pas thirrjes së Gjykatës Speciale për Kadri Veselin

www.kallxo.com