Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rama e propozon për shefe të Inteligjencës shqiptare, zv.drejtoreshën e shkarkuar të AKI-së nga Kurti e Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka propozuar Vlora Hysenin për Drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë.

Hyseni paraprakisht ka qenë zëvendëshefe e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka shkarkuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, dy vite më parë.

Kryeministri shqiptar, Rama ka thënë se kredibiliteti që sipas tij, e ka Hyseni në komunitetin e inteligjencës e bën ata të jetë në krye.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”- ka shkruar Rama në Facebook.

Vlora Hyseni ishte shkarkuar nga pozita në AKI, më 30 qershor të vitit 2021 nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

komunikatën e lëshuar nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, para dy vjetësh thuhet se zëvendësdrejtoresha e deriatëhershme e AKI-së obligohet që ta bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar dhe t’i ruajë të gjitha informacionet që i ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.