Rama e Hoti diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive

Kryeministri Shqipar Edi Rama, tha se në takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, kanë pasur mundësinë që të flasin më në detaje lidhur me gjitha aspektet e bashkëpunimit edhe pse 48 orë më parë u takuan në Kosovë.

“Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës për mbledhjen e dy qeverive me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID-19 të na mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit”, tha Rama.

Rama tha se janë dakorduar edhe për një event tjetër të rëndësishëm, që do të zhvillohet për herë të parë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në Pallatin e Kongreseve në muajin nëntor që dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore i cili ne dëshirojmë të kthehet kongres tradicional ku kryetarët e komunave bashkë me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta në nismën e qeverisjes së mire”, tha Rama.