Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, Foto: Facebook

Rama e Haradinaj lënë anash hatërmbetjet, takohen në Tiranë

Tre vite më parë, Edi Rama, si shef qeverie në Shqipëri dhe Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës kishin mospajtime të thella politike, që lidheshin kryesisht me idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por sot, tre vite pas, Rama e Hardinaj lanë lënë anash mospajtimet. Ata janë takuar në kryeqytetin e Shqipërisë. Ish-kryeministri i vendit njoftoi edhe për temat që ka diskutuar me kryeministrin shqiptar.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë”, thuhet në postimin e Ramush Haradinajt në Facebook.

“Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri, Haradinaj kundërshtitë ndaj Ramës i kishte shprehur hapur nëpër emisione televizive, duke e akuzuar kryeministrin shqiptar për ‘lobim’ në temën e shkëmbimit të territoreve.

Akuzave të Hardinajt, Edi Rama u ishte përgjigjur me një padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Kështu, i pari i Qeverisë së Shqipërisë kërkonte 10 mijë euro dëmshpërblim.

Por, anise pati një padi për shpifje, Edi Rama kishte tërhequr atë në qershor të vitit 2020. Por, takimet mes dy liderëve kishin munguar edhe për një kohë.

Edi Rama kërkon 10 mijë euro dëmshpërblim nga Ramush Haradinaj