Rama e Abazoviq paraqiten nga kryeqyteti i Ukrainës

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Abazoviq, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Mali i Zi do të vazhdoj ta ndihmoj Ukrainën.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, ka shkruar ai.