Foto: Facebook/Përparim Rama

Rama dhe Latifi, dakordohen për veprime të përbashkëta për shëndetin publik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi. Rama ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook se me ministrin kanë diskutuar për gjendjen me coronavirus dhe veprimet që duhet të ndërmerren në interes të shëndeti publik.

“Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik. Me ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimmarrje. Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook.