Foto: Facebook / Edi Rama

Rama: “Ballkani i Hapur” mbështetet fuqimisht nga administrata Biden

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në Tiranë zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit, njëkohësisht të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas kryeministrit Rama, në takim është diskutuar për partneritetin që ai e ka quajtur të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe ShBA-së.

Edhe dialogu Kosovë-Serbi ka qenë pjesë e diskutimit Rama-Escobar.

Edi Rama ka treguar se në këtë takim është diskutuar edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”, të cilën, sipas tij, administrata e presidentit amerikan Joe Biden e mbështet fuqimisht.

Nisma e bashkëpunimit të “Ballkanit të Hapur” përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parashikon lirinë e lëvizjes për kapitalin, mallrat, shërbimet dhe njerëzit midis tre vendeve.

Këtë nismë janë duke e kundërshtuar institucionet e Kosovës.