Rama: 1 milion hyrje të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës vetëm në muajin korrik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vetëm në muajin korrik aeroporti ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka pasur 1 milion hyrje.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se kjo shifër është më shumë se sa kanë hyrë pasagjerë gjatë gjithë vitit 2013.

“..vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, e ku hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur” – ka shkruar kryeministri Rama.