Raketat në Poloni, flet presidenti amerikan Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se raketat që kanë rënë në Poloni, duke vrarë dy persona, mund të mos jenë se lëshuar nga Rusia për shkak të trajektores së saj.

Presidenti amerikan po fliste në takimin e G20 në Bali, Indonezi, pasi thirri një takim urgjent të liderëve perëndimorë për ta diskutuar shpërthimin në territorin e NATO-s që ka potencialin ta çojë luftën në Ukrainë në një dimension të ri edhe më të rrezikshëm.

I pyetur nëse raketat janë lëshuar nga Rusia, Biden tha se “ka informacione paraprake që e kundërshtojnë këtë. Nuk dua ta them këtë derisa të hetojmë plotësisht. Por nuk ka gjasa në mendjet e trajektores së saj që të jetë qëlluar nga Rusia”. Tutje, Biden shtoi: “Por do të shohim, do të shohim”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë e përshkroi raketën si një raketë “e prodhuar nga Rusia”, një frazë që mund të përfshijë raketa tokë-ajër S-300 në posedim të Ukrainës.

“Ne u dakorduam ta mbështesim hetimin e Polonisë për shpërthimin pranë kufirit me Ukrainën, dhe ata do të sigurohen që ne të kuptojmë saktësisht se çfarë ndodhi” – tha Biden./The Guardian