Rajoni i Gjakovës, 9 të arrestuar për mosrespektim të masave të Qeverisë

Në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës ka njoftuar se në pesë raste të ndyshme janë arrestuar 9 persona, të cilët nuk kanë respektuar masat e Qeverisë, për parandalimin e shpërndarjes së coronavirusit.

Vetëm në Malishevë janë arrestuar 8 persona në katër raste, pasi të njëjtit nuk kishin respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në fshatin Rogovë të Gjakovës, po ashtu një person është arrestuar për të njëjtat arsye.

Rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme para dhe pas orës policore.