Tragjedi në Fier: Vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje – Fier. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:20, në  fshatin Savër, ku janë përplasur dy automjete. Policia thotë se “automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet”. Policia po punon për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Ndërkohë është shoqëruar në komisariat shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

RTV21