Vaksina, ilustrim

Të mërkurën në Shkup fillon vaksinimi anti-COVID

Të mërkurën do të fillojë vaksinimi anti-Covid në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile në Shkup, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Vaksinimi do të fillojë në ora 10, kurse të parët që do të vaksinohen janë personeli mjekësor i cili punon në Klinikën Infektive në Shkup”, njoftojnë nga MSH-ja.

Nga atje shtojnë, se sipas planit të miratuar, orari i vaksinimi do të jetë 10 minuta, ndërkaq emrat e personave që do të vaksinohen do të dërgohen sot nga sistemi nacional, me orar të saktë dhe datë kur duhet ta pranojnë dozën e parë të vaksinës.

Pasi ta pranojnë dozën e parë, do t’u caktohet termin për dozën e dytë, e cila duhet të ndodhë pas 21 ditësh.

Ndërkaq, vaksinimi fillon me 4680 vaksinat e kompanisë “Phizer”, të cilat Maqedonia e Veriut i pranoi dje nga Serbia. Deri në fund të muajit shkurt, është paralajmëruar edhe arritja e vaksinave kineze. RTV21