Shqipëri, vritet pronari i një televizioni

Disa të shtëna me armë raportohet se janë shënuar në Mirditë, ku sipas Top Channel është shënuar një viktimë.

Ai është Kastriot Reçi dhe është pronar i një televizioni lokal. Mësohet se Reçi është vrarë pranë lokalit të tij.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autoriteteve./topchannel