Flamingo në ligatinën brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto Geri Emiri

Flamingot shihen në zonën e mbrojtur në Vlorë - FOTO

Flamingot janë parë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë në Vlorë, të Shqipërisë.

Ambientalistët protestuan të shtunën në vendin e ndërtimit të një aeroporti të ri në këtë zonë, duke thënë se projekti do të shkatërrojë vendqëndrimin për rreth 200 lloje shpendësh, duke përfshirë flamingot dhe pelikanë.

Laguna piktoreske Vjosë-Nartë pranë bregut të detit Adriatik është një ndalesë vendimtare për tufat e shpendëve në migrimin e tyre vjetor midis Evropës dhe Afrikës.

Qeveria shqiptare po ndërton aeroportin vetëm 5 kilometra nga bregu i Adriatikut.

Bashkimi Evropian, të cilit Shqipëria synon t’i bashkohet një ditë, ka thënë se projekti i aeroportit, i nisur në dhjetor 2021 dhe që pritet të përfundojë në fund të vitit 2024, është ndërmarrë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit.

Komiteti i Konventës së Bernës që punon për mbrojtjen e kafshëve të egra evropiane dhe habitateve natyrore ka thënë se Shqipëria duhet të pezullojë ndërtimin e aeroportit./VOA