E veja e Oliver Ivaniviç, lëshoi seancën ku po fliste Vuçiq, pasi aty ndodhej Radoiqiç, i dyshuar për vrasjen burrit të saj

Një javë pas seancës së Parlamentit të Serbisë në të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq prezantoi raportin për Kosovën, deputetja e Partisë Progresive Serbe Milena Popoviç – Ivanoviç, ka thënë se e lëshoi atë, sepse Milan Radoiqiç, i cili përmendet në Kosovë për vrasjen e Oliver Ivanoviç, ishte në sallë.

Gjatë një prej duartrokitjeve të shpeshta në Kuvendin e Serbisë, gjatë fjalës së Vuçiq, një burrë ishte ulur – Milan Radoiqiç, nënkryetar i Listës Serbe. Kamerat vunë re se në një pjesë, ai duartrokiti, transmetojnë mediat në Serbi.

Në pjesën e prezantimit, Vuçiq vetë bëri një vërejtje meqë disa prej të pranishmëve u larguan nga salla.

Në mesin e tyre ishte edhe një grua. Deputetja e Partisë Progresive Serbe Milena Popoviç – gruaja e udhëheqësit të ndjerë të Nismës së Serbisë për Demokracisë dhe Drejtësi, Oliver Ivanoviç. Ajo e konfirmoi se u largua. Ka arsye për të cilën ajo e bëri këtë: Nuk dëshiron të ulet në të njëjtën dhomë me Milan Radoiqiç.

“Hetimi për vrasjen e burrit tim është një proces shumë i komplikuar. Unë e di që organet tona hetimore po punojnë në zgjidhjen e çështjes dhe absolutisht besoj se autorët, organizatorët dhe autorët e vrasjes së Oliver Ivanoviç do të zbulohen në një moment”, ka thënë Milena Popoviç.

Mediat në Serbi, kanë ngitur dyshime se e veja e Ivanoviç mund të dijë dhe ketë fakte të reja që e ndërlidhin Radojqiçin me vrasjen e burrit të saj.