Rahoveci në orët e mbrëmjes mblodhi Shtabin Emergjent

Komuna e Rahovecit, përveç pandemisë COVID-19, është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, rrebeshe intensive, vërshime dhe breshër.

Në këtë situatë, Komuna e Rahovecit ka njoftuar se mbrëmë në orën 22:30, është mbajtur mbledhjen e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit.

“Nga IKSHPK-ja, janë pranuar të dhëna se në komunën e Rahovecit janë 6 raste të reja pozitive me COVID-19, nga Rahoveci, të cilat janë raste kontakti familjar dhe tashmë janë vetizoluar, dhe nga IKSHPK-ja është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Në këtë takim temë diskutimi kanë qenë edhe reshjet intensive të shiut, breshrit dhe vërshimeve që po përballet Komuna e Rahovecit që nga dita e hënë,  ku janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, dhe në amvisëri.

Komuna poashtu ka bërë të ditur se të hënën do të formohen edhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ku më pas do të kërkohet ndihmë nga institucionet qendrore në Prishtinë, ndërsa Komuna e Rahovecit do të ofroj mbështetjen me të gjitha kapacitetet që ka.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi në këtë takim tha se së bashku me QKMF-në, Stacionin Policor në Rahovec, Inspektoratin Komunal dhe akterë të tjerë institucional, vazhdojnë të jenë të angazhua që të mbajnë situatën nën kontroll, por që për këtë nevojitet edhe ndihma e qytetarëve.

“ Ju lutemi të përmbaheni dhe mos dilni pa nevojë, shtoni kujdesin, jemi bashkë e do t’ia dalim”, thuhet në apelin e Komunës së Rahovecit.

Të infektuarve kryetari i komunës, Smajl Latifi ju ka uruar shëndet dhe shërim të shpejtë, duke shpresuar se reshjet do të ndalen dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit.