Rahoveci fillon fushatën e korrje-shirjeve

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar se në Komunën e Rahovecit, sot zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve.

“Dihet se gruri është një kulturë strategjike për vendin tonë, ndaj fermerët tanë i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, me shpresën të kemi një vit sa më të mbarë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Latifi uroi të ketë rendimente sa më të larta të prodhimit, në mënyrë që sadopak fermerëve t’ju shpërblehet djersa dhe mundi i punës.