Foto: KALLXO.com

Rahovecasi nën ndikimin e alkoolit sulmon mjekun dhe policin

 

Një i dyshuar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar një polic dhe një mjek, si dhe ka dëmtuar disa xhama të shtëpiave në Rahovec, njofton Policia.

Policit dhe të dyshuarit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore gjatë sulmit agresiv, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në rrugën Rr. “Xhelal Hajda” rreth orës 05:48.

Pas trajtimit mjeksësor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.