Ilustrim

Rahovec, vetura godet dy këmbësorë

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit është arrestur një person pasi me veturë ka goditur dy këmbësorë.

Sipas Policisë, vozitësi, derisa ishte duke drejtuar veturën nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.

Si pasojë e kësaj ka goditur dy këmbësorë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 8 në mëngjes.