Foto: Ilustrim

Rahovec: Sulmohet një person, lëndon rëndë këmbën

Një person nga komuna e Rahoveci ka kërkuar ndihmë mhekësore në Spitalin e Gjakovës pas një lëndimi sot.

Sipas Policisë, personi derisa ka qenë duke punuar në afërsi të fabrikës së xhamave në fshatin Radostë është sulmuar nga tre persona të cilët ishin të maskuar me kapela dhe maska mjekësore dhe të panjohur për të lënduarin.

Policia thotë që i njëjti ka lëndime të rënda trupore në këmbën e djathtë.

Ndërsa, patrulla policore në Rahovec së bashku me njësitin e hetimeve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe të njëjtit po merren me rastin.