ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Rahovec, sulm seksual ndaj një vajze të mitur

Policia e Gjakovës njofton se mbrëmë ka ndodhur një sulm seksual ndaj një vajze të mitur.

“Me datë 12 nëntor 2019, në ora 21:00, në stacionin policor në Rahovec, është raportuar për një rast ne lidhje me një vajzë të mitur”, thuhet në njoftim.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Lirije Podrimaj, rasti ishte paraqitur nga babai i vajzës së mitur.

“Ankuesi ka raportuar një rast në lidhje me vajzën e tij të mitur dhe për shkak të moshës së të dëmtuarës dhe peshës së veprës penale rasti ka kaluar në kompetencë të Sektorit Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”,  thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave fillestare hetimore në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti i klasifikuar si sulm seksual, ndërsa personi i dyshuar po mbahet në ndalim policor për 48 orë.

Ky rast i është dorëzuar Prokurorisë në Gjakovë për procedim të mëtutjeshëm.

Lidhur me këtë rast, Policia e Gjakovës nuk ka dhënë më shumë informata, me arsyetimin se rasti është i ndjeshëm.