Foto: KALLXO.com

Rahovec, shoferi nuk e frenoi veturën në parkim, ajo lëviz dhe hyn në një barnatore

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Rahovec.

Një veturë e cila kishte qenë e parkuar kishte lëvizur dhe ka hyrë brenda një barnatoreje. Dyshohet se shoferi pas parkimit nuk e kishte frenuar si duhet veturën.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Gjakovës.

Elezaj tha se nuk ka të lënduar nga rasti.

“Sot rreth orës 19:00 një veturë kishte lëvizur dhe kishte depërtuar në një  barnatore në Rahovec pasi shoferi i saj pas parkimit nuk e kishte siguruar (frenuar) atë. Përveç dëmeve materiale në barnatore, pasoja në njerëz nuk ka pasur. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të QKMF Rahovec”, tha ai.