Foto: Ilustrim

Rahovec, rrah bashkëshorten dhe djalin

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Rahovec mbrëmë rreth orës 21:00.

Sipas njoftimit të Policisë, është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi i dyshuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

Si pasojë e rastit i dyshuari kishte pësuar gërvishtje në duar dhe ka pranuar tretman mjekësor të cilat gërvishtje dyshohet se ishin shkaktuar nga bashkëshortja dhe djali i të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.