Ilustrim

Rahovec - Prokuroria jep detaje për trupin e vdekur në arë

 

Trupi i 48 vjeçarit të gjetur në një arë të Rahovecit, i është dorëzuar familjes për varrim.

48 vjeçari në këtë rast është Q. S., i cili dyshohet se kishte pasur probleme shëndetësore.

Ai kishte shkuar me traktor në arë për të punuar tokën.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi prokurori kujdestar Ismet Tofaj.

Tofaj tregoi se trupi ishte gjetur në ‘Rimnik’ të Rahovecit.

“Sipas familjarëve personi i vdekur kishte shkuar për të punuar në arë, e sipas tyre ai ka pasur probleme shëndetësore me tension. Në trup nuk janë konstatuar shenja të dhunës dhe për rastin nuk ka ndonjë person të dyshuar”, tha Tofaj për KALLXO.com

Tofaj tregoi se trupi nuk është dorëzuar në obduksion, por i është dorëzuar familjarëve të tij për ceremoni mortore.

KALLXO.com ka raportuar për këtë vdekje.

Vdekje e dyshimtë në Rahovec, trupi i pajetë gjendet në arë