Rahovec, pesë granata dore dhe katër trombllona gjenden në një thes

Pesë granata dore dhe katër trombllona janë gjetur dje rreth orës 15:00 në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.

Rastin në Polici e ka raportuar një burrë i cili kishte vërejtur një thes në të cilin ishin disa mjete te dyshimta (granata dore).

Sipas njoftimit të PK-së në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, FSK-ja dhe një njësi e KFOR-it Austriak.

“Në mënyrë të sigurte nga vendi i ngjarjes janë tërhequr pesë granata dore dhe katër trombllona”, ka njoftuar PK.