Rahovec, një grua raporton në polici se u sulmua fizikisht nga një burrë

Policia e Kosovës njoftuar për një rast të dhunës në familje në Rahovec. Një grua është sulmuar nga një burrë.

Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi të premten më 06.09.2024.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.