Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rahovec, një 34-vjeçar gjendet i varur në një lis

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Drenoc të Rahovecit, ku një 34-vjeçar është gjetur i varur në një lis.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, përderisa ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet e nevojshme policore, po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast  ‘Hetim i vdekjes’”- ka thënë Elezaj në një prononcim për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.