
Rahovec, në një shtëpi vidhen tri armë, para dhe stoli ari
23.3.2023 - 19:27
Një qytetar nga Opterusha e Rahovecit ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e tij tri armë, para dhe stoli ari.
Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 21:25.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com raportimin e rastit.
Sipas Elezajt, armët e vjedhura ankuesi i kishte me leje.
Ai tregoi ende nuk ka të arrestuar dhe se rasti është nën hetime.