
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Rahovec, ia vjedhin tri armë të cilat i kishte me leje
23.3.2023 - 10:44
Një qytetar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur tri armë të cilat ankuesi i kishte me leje.
Në të njëjtën shtëpi gjithashtu janë vjedhur para dhe stoli ari.
Rasti ka ndodhur në fshatin Opertushë të Rahovecit.
Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.