Ilustrim

Rahovec, gruaja raporton se ish-bashkëshorti mori fëmijët jashtë vendit, pa aprovimin e saj

Një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj kishte udhëtuar në Gjermani me dy fëmijët e tyre, për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, pa aprovimin e saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 12 shkurt në Rahovec.

Me vendim të prokurorit rasti i cilësuar si “marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” ka shkuar në procedurë të rregullt.