Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Rahovec: Gjuajnë me armë, arrestohen dy persona

Dy të dyshuar janë arrestuar në fshatin Kramovik të Rahovecit dje rreth orës 6 të mëngjesit, pasi të njëtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes ka konfirmuar një armë AK-47 me dy karikatorë me 16 fishekë dhe një armë –pistoletë TT me një karikator me 12 fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.