Ilustrim

Rahovec - Gjatë orës policore luajnë futboll, arrestohen 21 persona

 

21 persona janë arrestuar në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit. Të njëjtit gjatë orës policore ishin mbledhur në një qendër sportive dhe po luanin futboll.

Policia ka njoftuar se 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje derisa tre prej tyre janë liruar.

“Janë arrestuar 21 të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit janë takuar në palestrën e sportit, disa duke luajtur me top dhe disa shikues  të cilët nuk e kanë respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia”, ka njoftuar Policia.

“Me vendim të prokurorit (18) tetëmbëdhjetë janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim.