Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arresuar një grua pasi që e njëjta nuk ka respektuar vetizolimin duke qenë pozitive me COVID-19.  Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës në Rahovec.

Me vendim të prokurorit e dyshuara do të intervistohet pas shërimit nga virusi corona.