Rahovec, djali rrah prindërit  

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se ka rrahur nënën dhe babanë e tij.

Në raportin e Policisë thuhet se djali kishte sulmuar prindërit pas një mosmarrëveshjeje verbale që ata kishin pasur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti po hetohet.