K.R.U. Gjakova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rahovec - Defekt në gypin kryesor, fshatra të tërë mbesin pa ujë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka defekte në gypin kryesor në hyrje të fshatit Celinë.

Sipas njoftimit, pas këtij defekti, furnizimi me ujë do të ndërpritet që nga ora 16:30 e ditës së sotme e deri nesër.

Ndërprerja me ujë është bërë për shkak të punimeve për lokalizimin dhe sanimin e defektit.

Fshatrat që do mbesin pa furnizim me ujë janë: Fortesë, Celinë, Nagavc, Hoqë e Vogël, Krushë e Madhe, Qëndresë, Krushë e Vogël, Piranë, Retijë, Krajk, Bregdri, Zym dhe Shëngjergj.