Rahovec, burri goditet me eskavator në oborrin e kompanisë

Një person është arrestuar dje në rrugën “UÇK”, në Rahovec nën dyshimet se i ka shkaktuar viktimës lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti në oborrin e kompanisë, në rrethana të panjohura ka goditur me eskavator viktimën.

I lënduari është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.