Rahovec, burri dyshohet se në prezencë të Policisë sulmoi dhe ofendoi vëllain e tij

Një burrë i dyshuar në Rahovec është arrestuar pasi në prezencën e Policisë e ka sulmuar dhe ofenduar vëllain e tij.

“Të dyshuarit i është bërë alkool-testi i cili ka rezultuar me 1.86 promil”- thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:40.