Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Rahovec, arrestohet pasi shkeli urdhrin e Gjykatës

Një burrë në Rahovec është arrestuar për shkak se nuk kishte respektuar urdhërin mbrojtës të caktuar nga gjykata.

Sipas policisë personi kishte shqetësuar me mesazhe përmes telefonit viktimën grua.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.