Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Rahovec - Arrestohet pasi shkaktoi aksident në komunikacion

Një burrë është arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se  ka qenë duke drejtuar veturën në kundërshtim me shenjat e trafikut, gjatë tejkalimit ka goditur një veturë dhe ka shkaktuar një aksident.

Në këtë aksident janë lënduar 7 persona, 3 prej tyre janë liruar pas tretmanit në Spitalin e Gjakovës, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Në raportin policor thuhet se me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.