Ilustrim Foto: Policia e Kosovës

Rahovec, arrestohet pasi në shtëpi iu gjetën një mitraloz, një AK-47, një pushkë gjysmëautomatike dhe 130 fishekë

Policia e ka arrestuar një person në fshatin Dejnë të Rahovecit pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi armësh dhe municionesh.

Sipas njoftimit të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit Z.M. (i lindur më 1987), janë gjetur dhe sekuestruar: Një mitraloz, një pushkë automatike, një pushkë gjysmëautomatike dje 130 fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja.

Policia ka njoftuar se operacionin e ka ndërmarrë pas pranimit të informatës se i dyshuari posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

Operacioni është ndërmarrë sot në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rast – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe – armëmbajtje pa leje.